Mirë se vini në Restaurant ULQINI !

Historiku

Nga fundi i viteve ’80 në qytetin e Ulqinit me shërbimin dhe specialitetet që ofroheshin tek turistët veçanarisht njihej restauranti që e posedonte dhe menaxhonte Servet Salii nga Përshefca e Tetovës. Ky restaurant ishte vendtakim i shumë tetovarëve dhe turistëve tjerë që në atë kohë shijonin plazhin e Ulqinit dhe ujin e Adriatikut.
Pas fillimit të konflikteve në ish Jugosllavinë, Servet Salii ose i njohur si Lala vendos që biznesin e tij ta transferoj në qytetin e Tetovës ku hap një restaurant shumë të njohur “Ulqin”. 
Përvoja disavjeçare dhe suksesi në menaxhimin e restorantit të tij në qytetin e Ulqinit si dhe në Tetovë e nxiti Lalën që të investojë për ndërtimin e një restauranti të tillë edhe në fshatin Përshefc.

Restauranti

Çdokush nga Ju mund të ëndërrojë për një dasëm, fejesë, ditëlindje apo manifestim tjetër ku çdo gjë do të jetë sipas kërkesës suaj kurse mysafirët do të ndjehen më së miri nga shërbimi dhe ushqimi i përgaditur. Kjo ofrohet në Restaurantin “Ulqin” që gjendet në Përshefc të Tetovës.
Stafi profesional, puna e palodhshme dhe shërbimi në nivel, me kalimin e viteve e bënë restaurantin “Ulqin” një vend të preferuar për çdo kënd që dëshiron të ketë një dasëm e cila do të ngel në kujtesën e tij dhe të gjithë mysafirëve.
Karakteristike tek ky restorant është se hapësira e saj çdo herë i është përshtatur kërkesave gjithnjë e në rritje të dasmorëve për komoditet.
Shumellojshmeria e ushqimeve, specialitet e ndryshme jane kryefjala e Restaurantit “Ulqin” dhe me këtë ky restaurant gjithnjë është në suaza të kënaqjes së shijeve dhe kërkesave të mysafirëve dhe dasmorëve.
Restauranti posedon dy salla. Kapaciteti i sallës së madhe që gjendet lart është për 500 mysafir, kurse i sallës së vogël që gjendet poshtë është për 200 mysafir.
Që momentet më të bukura të dasmës, fejesës, ditëlindjes apo të manifestimeve tjera të kalohen sa më mirë dhe nëse dëshironi që mysafirët që i keni thirur të ndahen të kënaqur, rezervoni në Restaurantin “Ulqin”.

Mjafton një telefonatë në
Cel: +389 70 240 933
ose  Email në info@restaurant-ulqini.com.mk
dhe i gjithë stafi i angazhuar tek Restauranti “Ulqin” si dhe pronari i saj do të jenë në shërbimin tuaj për datën që ju e keni caktuar për dasmën tuaj.